forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
adi.4ever
Moderators
Moderators
adi.4ever

Male Chinese zodiac : Dog
Numri i postimeve : 320
Pike Pike : 21552
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 17/06/2009
Age Age : 26
Location Location : Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : student

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” Empty
MesazhTitulli: Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”   Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” EmptySun Jun 06, 2010 11:57 am

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” Timmmp
Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.

Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund. Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” Timmmp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bluirisblu
Anetare
Anetare


Female Chinese zodiac : Dragon
Numri i postimeve : 4
Pike Pike : 16601
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 20/08/2011
Age Age : 31
Location Location : Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : Operatore Net Plus
Humor Humor : hahagagagagjajgagajgaja

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” Empty
MesazhTitulli: Re: Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”   Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google” EmptySat Aug 20, 2011 9:15 pm

epo kjo verteton edhe njeher ate qe thuhet gjithandej, "Se shqiptaret kudo qe shkojne jane ekzemplare",pavarsisht se dalin ca kokrra te papjekura qe na kane prishur imazhin dhe vazhdojne ta prishin....bravo djalit,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Historia botërore, vendet dhe personazhet e saj :: Këndi Enciklopedik-
Kërce tek: