forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
adi.4ever
Moderators
Moderators
adi.4ever


Male Chinese zodiac : Dog
Numri i postimeve : 320
Pike Pike : 27982
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 17/06/2009
Age Age : 29
Location Location : Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : student

Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit Empty
MesazhTitulli: Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit   Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit EmptyMon Jun 14, 2010 4:36 pm

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arrestimin e liderit të saj, Albin Kurti, si shprehje e frikës së pushtetit aktual në Kosovë, pas vendimit që kjo lëvizje të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit I15363_AlbinKurti300x224

Duke e cilësuar si proces të montuar politik, “Vetëvendosje” ka thirrur protestë për lirimin e Kurtit në ditën e fillimit të gjykimit ndaj tij.Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar organizimin e një proteste në ditën e gjykimit të liderit të saj, Albin Kurti.

Arrestimin e djeshëm të Kurtit dhe të disa aktivistëve të tjerë, kjo lëvizje e ka cilësuar si politik dhe ka ftuar 175 mijë nënshkruesit e peticionit për lirimin e Albin Kurtit nga procesi gjyqësor, që më 21 qershor, kur është paralajmëruar fillimi i gjykimit, të dalin dhe të protestojnë për të kërkuar ndërprerjen e procesit dhe lirimin e tij pa kushte.

Duke iu referuar zhvillimeve të djeshme që pasuan arrestimin e Kurtit, njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, tha gjatë një konference për media se pushteti aktual, përfshirë edhe praninë ndërkombëtare, në vend se të luftojnë krimin e organizuar dhe strukturat ilegale të pushtetit në veri, po luftojnë organizimin popullor.

“Është një proces tejet tendencioz politikisht dhe procesit të tillë duhet t’i rezistohet në çdo moment. Këtë e kanë shprehur edhe 175 mijë firma nga qytetarët anembanë vendeve të banuara me shqiptarë”.

“Natyra e tillë e veprimit të pushtetit të sotëm ndaj veprimtarëve politikë e ka sjellë situatën deri këtu ku është dhe kjo frymë e përgjithshme do të dërgojë në turpe të tjera që po ndodhin dhe do të ndodhin vazhdimisht në shoqërinë tonë. Këto turpe mund të ndalen vetëm me një reagim qytetar”, tha Aliu.

Arrestimin e Kurtit, Aliu e cilësoi si një refleksion që vjen nga frika që, sipas tij, ka kapluar pushtetin aktual pas paralajmërimeve të “Vetëvendosjes” për t’u përfshirë në zgjedhje dhe në garën politike.

Në këtë frymë ishte edhe deklarata e aktivistit tjetër të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, i cili tha se pushteti i korruptuar në Kosovë po mban në jetë strukturat paralele në veri, si dhe po tregon paaftësi në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Për ndërhyrjen brutale dhe aq të dhunshme të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mban për përgjegjës kreun e Qeverisë, Hashim Thaçi, shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo, dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Piter Feith”.

“Tash që lëvizja jonë e kumtoi vendimin e debatit lidhur me pjesëmarrjen tonë edhe në zgjedhje, interesi i krerëve politikë të Kosovës për persekutimin e Albin Kurtit është bërë edhe më i drejtpërdrejtë dhe më i dhunshëm, ashtu sikurse u pa gjatë ndërhyrjes çnjerëzore të policisë dje”, theksoi Konjufca.

Në bazë të një akuze të ngritur ndaj tij, Albin Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”. Kurse, akuza “për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Duke e cilësuar këtë si proces të montuar politik, “Vetëvendosje”, në formë peticioni, ka organizuar mbledhjen e 175 mijë nënshkrimeve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës kundër këtij procesi.

Arrestimi i Kurtit pasoi mungesën e tij në dhjetë seancat e thirrura gjyqësore. Tani kur ai është arrestuar, seanca e radhës është thirrur për 21 qershor./rel/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vetëvendosja paralajmëron protesta për lirimin e Kurtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit të ditës-
Kërce tek: