forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite

Shko poshtë 
AutoriMesazh
adi.4ever
Moderators
Moderators
adi.4ever


Male Chinese zodiac : Dog
Numri i postimeve : 320
Pike Pike : 27982
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 17/06/2009
Age Age : 29
Location Location : Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : student

Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite Empty
MesazhTitulli: Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite   Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite EmptyMon Jun 14, 2010 4:52 pm

Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave Marko Prelec, duke folur për korrupsionin në Kosovë, tha se çështja e korrupsionit, nuk kufizohet vetëm në rastet që po hetohen tani, por se është një sfidë për Qeverinë në muajt e ardhshëm, e ndoshta edhe në vitin e ardhshëm. po e drejton ngjarjen.

Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite I15368_markoprelec

“Hetimet e korrupsionit në nivel të lartë janë në duart e EULEX it, përkatësisht në duart e departamentit special, që drejtohet nga prokurorët e tij.

Qeveria duhet gjithashtu të marrë përsipër barrën lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale të korrupsionit; duhet të nisë t’i sigurojë dhe të punojë me prokurorët e gjyqtarët kosovarë për t’u mundësuar atyre që ta bëjnë vetë këtë gjë. Parandalimi i korrupsionit kjo është ajo që Qeveria e Kosovës me të vërtetë duhet ta bëjë”, ka thënë në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Prelec.

Lidhur me deklaratën e kryeministri Hashim Thaçi, se ka kaluar koha e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, Prelec tha se pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës do të vazhdojë edhe për disa vjet dhe se kjo ka të bëjë me shumë aspekte të pozitës së Kosovës; me funksionimin e institucioneve të Qeverisë, çështjen e veriut dhe afirmimin e përparuar të Kosovës si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. /rel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit të ditës-
Kërce tek: