forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Franca “bllokon” vizat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
adi.4ever
Moderators
Moderators
adi.4ever


Male Chinese zodiac : Dog
Numri i postimeve : 320
Pike Pike : 27982
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 17/06/2009
Age Age : 29
Location Location : Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : student

Franca “bllokon” vizat Empty
MesazhTitulli: Franca “bllokon” vizat   Franca “bllokon” vizat EmptyMon Jun 14, 2010 5:00 pm

Franca “bllokon” vizat I15369_keshilliee

Vendet anëtare të Bashkimit Europian ende nuk kanë rënë dakort nëse do të përfshijnë apo jo pjesë të deklaratës së Sarajevës si konkluzione të Këshillit në takimin e të hënës në Luksemburg.

Çështja ka ngecur tek vizat dhe bëhet fjalë për të cituar ose jo që "Pas propozimit të Komisionit në Maj, Parlamenti Europian dhe vendet anëtare do të vijojnë me vendimin mbi lëvizjen e lirë për Shqipërinë dhe Bosnjen".

Kjo pjesë, edhe pse nuk përmend ndonjë datë të qartë mbi përfundimin e proçesit vendimmarrës, gjatë javës që kaloi është diskutuar në dy nivele komitetesh të përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel, por vendet anëtare nuk kanë arritur kompromis për shkak se veçanërisht diplomatët francezë nuk kanë qënë dakort.

Sipas burimeve të Top Channel pranë vendeve anëtare, Franca insiston që të theksohet roli i Këshillit Europian dhe që vendimmarrja për vizat "varet nga vullneti i vendeve anëtare". Për rrjedhojë, Këshilli ende nuk ka konkluzone, por me insistim të Presidencës spanjolle, e cila kërkon të përcjellë mesazhe pozitive në fund të mandatit të saj, të hënën përpara mbledhjes së ministrave, vendet anëtare në nivel ambasadorësh do të rishqyrtojnë mundësinë për të përfshirë mesazhin për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë e boshnjakë.

Kjo është hera e parë që Franca shfaq sjellje bllokuese, e pikërisht në momentin kur pothuajse po përfundon i ashtuquajturi "proçes teknik" në varësi të Komisionit. Sipas proçedurës, pas votës nga Parlamenti Europian, nevojitet "drita e gjelbër" nga të gjitha vendet anëtare që lëvizja e lirë të hyjë në fuqi, në rastin më të mirë 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare europiane.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ky qendrim i Francës vjen nga nivele të cilësuara si "stratosferike" dhe që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Shqipërinë por me një politikë të brendshme gjithnjë e më të ngurtë ndaj emigracionit të partisë në pushtet "UMP".

Të njëjtat burime argumentojnë se edhe brenda Ministrisë së Jashtme franceze ka divergjenca të hapura mes politikës në përgjithësi mbështetëse të ministrit Kushner dhe asaj skeptike të numrit dy Pier Leloshe, i konsideruar si njeri shumë i afërt me Presidentin Sarkozi, i cili ishte i pranishëm në takimin e Sarajevës në cilësinë e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Franca “bllokon” vizat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Shtypi dhe politika :: Problemet ndërkombëtare-
Kërce tek: