forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia

Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 24667
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET Empty
MesazhTitulli: Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET   Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET EmptySun Jul 17, 2011 10:46 am

Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET Tumblr_lgmk1vNXlr1qa5045o1_500_thumb

Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha:
- O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.
- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë.Problemet duhet zgjidhur një nga një.Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka?
- Urdhëro, Mësues!
- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti.
- Mirë…- u pajtua Nxënësi.
Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur,hyri një Zog.Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e
prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura.Kur u lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës.
Mësuesi e pa nxënësin e i tha:
- E sheh këtë Zog?
- Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shoh!
- Eh, ky Zog je ti nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zogu hyri rastesisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRI Zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate…Mësuesi pushoi pak dhe tha:- Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut.
Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri.- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellua, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti.- Por unë i kam njëmijë probleme!…
- E di dhe të kuptoj mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë, sikur ti, me
vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.
- E çka duhet të bëj unë?
- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë
ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA.
Thuaj: qetësi,sepse qetësia është kulturë.Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje

_________________
Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET I9616_eukadv.jpg
Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET 6pyj28g
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
 
Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Argëtim & zbavitje :: Histori domethënëse-
Kërce tek: