forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia


Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 31202
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.) Empty
MesazhTitulli: Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.)   Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.) EmptySun Jul 17, 2011 10:51 am

Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.) Tumblr_lj2f40eZrS1qhoiyro1_400_large

Nëse njeriu nuk ka ëndrra dhe ambicie në jetë, vjen duke u zvogëluar dhe sfilitet.Mos je krijuar thjesht për të ngrënë, për të pirë, martuar, lindur dhe në fund për të vdekur? Njerëzit që jetojnë një jetë të tillë janë me qindra miliona. Është e pamundur të jetosh i lumtur, nëse nuk ke një ëndërr për ta realizuar dhe nuk ke ambicie.Kur njeriu ka sukses dhe e realizon një ëndërr të tij, ai pajiset me energji dhe fuqi të reja, të cilat sikur i injektohen me anë të një vaksine, që quhet “vaksina e ambicieve”.
Caktoji vetes një ëndërr – pasi ëndrrat janë falas – dhe përpiqu ta realizosh atë. Por mos harro sinqeritetin dhe nijetin.Sado të mëdha të jenë vështirësitë dhe problemet e tua, mos jeto kurrë pa një ëndërr dhe ambicie. Në të kundërt do të jetosh një jetë plot vuajtje dhe trishtim.Caktoji vetes një ëndërr – pasi ëndrrat janë falas – dhe përpiqu ta realizosh atë. Por mos harro sinqeritetin dhe nijetin.Kristina Onasis, ka qenë vajza e vetme e një miliarderi grek. I ati i vdiq dhe ajo trashëgoi një pasuri të pallogaritshme, kompani ajrore, flota detare, ishuj etj… Megjithatë, e bija pohonte se ishte njeriu më i palumtur në botë. Kjo, pasi babai i saj i kishte siguruar gjithçka dhe nuk i kishte lënë ëndrra për t’i realizuar. Në fund, ajo vetëvritet.Nëse e mbyllim mendjen në një qyp të vogël, ajo shndërrohet në diçka të pavlerë. Nëse mendjen tonë e izolojmë, nuk e përdorim dhe nuk ëndërrojmë, ajo ndryshket dhe fishket. Një poet thotë në disa vargje:
Në një enë më hodhën dhe më thanë: Ambientohu!

Po unë nuk jam ujë! Unë jam nga balta e qiellit.
Nëse ena ngushtohet nga zhvillimi im, do të thyhet ena, ose do të thyhem unë.
Mos e izolo veten dhe kapacitetet e tua në një vorbë të vogël dhe të thuash që nuk ia vlen.Njeriu është qenia e vetme, e cila planifikon dhe e parashikon të ardhmen pas njëzet vitesh. Ne njerëzit e dimë se çfarë do të na ndodhë pas njëzet apo tridhjetë vitesh, pra i kuptojmë ciklet e jetës, madje kemi aftësi që edhe të planifikojmë. Ne e kemi aftësinë që ta imagjinojnë të ardhmen dhe të planifikojmë për të. Është pikërisht ky tipar ai që të dallon ty o njeri nga një mace, apo çdo gjallesë tjetër. Ti e ke aftësinë të ëndërrosh për ditën e nesërme, ndërsa ajo nuk e ka këtë aftësi. Ti ke aftësi të mendosh si ta rritësh cilësinë e jetës, ndërsa ajo nuk e gëzon këtë cilësi. Macja do të vazhdojë thjesht të hajë dhe të pijë, pa menduar më shumë. Ka shumë njerëz që u ngjajnë gjallesave të tilla, thjesht hanë, pinë, martohen dhe riprodhohen. Mos prano të jesh nga kjo kategori njerëzish, o vëlla dhe oj motër!Mos lejo ta humbasësh tiparin më të vyer me të cilin Zoti e dalloi njeriun nga kafshët e tjera! Mos lejo të zbresësh nga një qenie humane në diçka tjetër! Njeriu ka ëndërruar të banojë në pallate shumëkatëshe, të udhëtojë me makina etj… dhe sot i gëzon këto privilegje. Kurse kafshët, sado të jetojnë në luks e të mira, nuk janë si njerëzit, pasi nuk mund të ëndërrojnë dhe të kenë ambicie. Ato do të vazhdojnë të mbeten kafshë.

Përderisa njeriu ka një ëndërr, të cilën kërkon ta bëjë realitet, ai ndihet i angazhuar pozitivisht, nuk e humbet kohën kot. Historia e njeriut mbi tokë nuk është gjë tjetër, veçse një seri ëndrrash. Po të lexojmë librin e shpikjeve, do të shohim që gjithçka ka zënë fill nga një ëndërr dhe ambicie.

Nëse nuk ke një ëndërr, për të cilën ia vlen të sakrifikosh, do të jetosh i trishtuar dhe i dëshpëruar. Nëse nuk e ke akoma një ëndërr, ulu dhe gjeje një të tillë, ulu dhe hidhe në letër se çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen dhe si e sheh veten pas njëzet vjetësh.Ëndrra e Maradonës ishte të mbante kupën e botës në duart e tij. Me ta realizuar këtë ëndërr, ai u dha pas lëndëve narkotike, pasi tashmë nuk kishte ëndërr.
1 – Ulu me veten për një javë, duke menduar mbi dhuntitë e tua. Këtë mund ta bësh duke ecur përgjatë bregut të detit apo kudo tjetër. Ndryshoje ritmin e jetës për një javë, mjaft me facebook dhe chat çdo ditë, bëj diçka ndryshe.

2 – Mendo për diçka të bukur dhe të dobishme që do të doje ta realizoje, shkruaje dhe rrëfejua të tjerëve pa të ardhur turp. Kurrë mos të të vijë zor nga ëndrrat e tua, edhe pse mund të qeshin të tjerët.

3 – Lexo shumë mbi subjektin e ëndrrës që dëshiron të realizosh. Lexo dhe konsultohu me ekspertë të asaj fushe.

4 – Bëj një plan pune njëvjeçar, mbi mënyrën dhe format si mund ta realizosh ëndrrën tënde.

5 – Lute shumë Zotin që kjo ëndërr të bëhet realitet.
”Kënaqësia e fitores së kupës në çfarëdo lloj kampionati nuk zgjat më shumë se gjysmë minute. Ëmbëlsia dhe kënaqësia më e madhe gjendet përgjatë rrugës gjer tek kupa, gjatë ndeshjeve, stërvitjes, lodhjes dhe mundit. Një kupë që fitohet pa mund dhe djersë nuk përmban kënaqësi dhe gëzim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
 
Ji ambicioz ! (Kushdo që e sheh të pamundur ngjitjen e malit,jeton gjithë jetën në llucën e moçalit.)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Indonezi jeton një 157 vjeçare
» Për të gjithë ne…(kliko per ta lexuar ja vlen,,,,)
» Si ta përballosh jetën… ( Kliko per ta lexuar )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Argëtim & zbavitje :: Histori domethënëse-
Kërce tek: