forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ku janë ish-kokat që drejtonin planetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kuriozja
Admin
Admin
kuriozja


Female Chinese zodiac : Tiger
Numri i postimeve : 264
Pike Pike : 28668
Respekt Respekt : 13
Join date Join date : 11/06/2009
Age Age : 37
Humor Humor : that's just enough

Ku janë ish-kokat që drejtonin planetin Empty
MesazhTitulli: Ku janë ish-kokat që drejtonin planetin   Ku janë ish-kokat që drejtonin planetin EmptySun Jun 28, 2009 6:32 pm

Deri dje njerëzit më të pushtetshmit të globit, ndërsa sot janë si gjithë të tjerët. Bëjnë punë të zakonshme... Shembulli më i mirë për të vertetuar kete George W. Bush. Dje ishte njeriu që bota "drejtohet" prej tij. Sot njeri i thjesht. I është rikhtyer zanatit të vjetër. Po kështu ka ndodhur edhe me paraardhësit e tij Klintoni, Bushin e vjetër apo Reganin. Edhe Toni Blerit, Shrederit, apo Aznarit i është venitur shkëlqimi.



Shtëpi luksi, libra e not, kjo është jeta e re e Xhorxh Bushit. Në vilën e Dallasit do të presë stafin e dikurshëm, por mes tyre nuk do të jetë Dik Çejni, me të cilin është grindur. Bushi po punon me fondacionin e tij të ri, ndërkohë po shkruan edhe kujtimet e presidencës. Preston Hollou me vilat e mrekullueshme mes pyjeve, është lagjja më e bukur e Dallasit dhe mes banorëve të saj nuk mungojnë milionerët, sipërmarrësit e pasur, pronarët e skuadrave të basketbollit si dhe yjet e muzikës kauntri dhe sportit. Prej disa ditësh, Preston Hollou ka përfunduar në faqet e para të shtypit, falë transferimit këtu të VIP-it më të rëndësishëm, Xhorxh W. Bush.

Dje, në shtëpinë e tij në Daria Street, një vilë e madhe e rrethuar nga një sipërfaqe e lirë prej dy hektarësh, me stalla, kuaj, pamje mbi liqen dhe male si dhe klubin e golfit “Dubya”, u mblodhën të gjithë miqtë e tij më të mirë të kohëve të shkuara. Ishte e pranishme edhe ish-shefja e diplomacisë, Kondoliza Rajs, këshilltarët e ngushtë, Dan Bartlet dhe Keren Hugs, ish-fjalimshkruesi Majkëll Gerson, ish-drejtori i programit kundër SIDA-s, Mark. R. Dybul dhe ish-këshilltari i politikës së brendshme, Jyval Levin. Rreth 20 miq, të gjithë për darkën ku u diskutua programi dhe politika e “Xhorxh W. Bush Presidential Library”, fondacionit që ish-presidenti vendosi të ngrejë në Universitetin e Dallasit, ku ka studiuar bashkëshortja e tij, Laura.Libra, fondacione, konferenca: ashtu si shumë ish-presidentë që kanë lënë prej kohësh Shtëpinë e Bardhë. Aty mungonte Dik Çejni, për shkak të një konflikti të ditëve të fundit të administratës Bush në pushtet. Shkaku i grindjes ishte vendi vendimi i presidentit për të mos e falur Levis “Scooter” Libi, ish-shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, që u dënua për nxjerrje të informacion informacionit në procesin “Ciagate”.

Që raportet mes të dyve ishin ftohur, kjo ishte kuptuar nga intervistat që Çejni ka dhënë në dy muajt e fundit, e nga ana tjetër, kritikat e Bushit për Libin kanë qenë të dukshme.

Fondacioni i ish-presidentit dhe aneksi i muzeut do të inaugurohen vetëm në vitin 2013, por aktivitetet do të nisin shumë shpejt. Fondacioni do të ketë si qëllim kryesor nxitjen e punës për demokracitë e reja dhe për vendet e Afrikës që po luftojnë kundër SIDA-s.
Studiues të njohur, intelektualë dhe politikanë të rëndësishëm janë angazhuar për të. Bushi po merret ndërkohë me peshkim, not si dhe aktivitete të tjera të lira. Jeta në Preston Hollou duket se e ka kënaqur, edhe pse ashtu si të gjithë ish presidentët ai shoqërohet ende nga agjentët sekretë. Por, aktivitetet më të këndshme janë darkat me miqtë e zgjedhur, ndonjë ndeshje bejsbolli dhe fundjavat në fermën e Craufordit, por mbi të gjitha libri i kujtimeve, ku ai do të shpjegojë të gjitha vendimet e vështira dhe shpesh jo aq popullore që iu desh të merrte ndërsa ishte në detyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ku janë ish-kokat që drejtonin planetin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush jane Ungjilloret?
» Çfarë janë fantazitë seksuale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Shtypi dhe politika :: Problemet ndërkombëtare-
Kërce tek: