forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
kuriozja
Admin
Admin
kuriozja


Female Chinese zodiac : Tiger
Numri i postimeve : 264
Pike Pike : 28628
Respekt Respekt : 13
Join date Join date : 11/06/2009
Age Age : 37
Humor Humor : that's just enough

Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" Empty
MesazhTitulli: Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA"   Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" EmptySun Jun 28, 2009 6:38 pm

Kisha disa ditë që gjendesha i zhytur në mendime negative të ngjarjeve paraardhëse dhe nuk po arrija të vizatoja asgjë. Fantazia më dukej se kishte shteruar e nuk po dilja dot nga kjo gjendje. Prandaj, mora dosjen me vete të letrave të bardha dhe u nisa për në bregdet. Ndoshta, ajri i pastër do të më ndihmonte të dilja nga ky ngërç.

Pasi bëj një shëtitje të shkurtër, ulem mbi rërë, pak në distancë nga deti dhe ndërkohë, hap veglat e mia të vizatimit. Me një lëvizje të beftë, ngre kokën dhe shoh nga larg, atje tej, në bregdet, një siluetë vajze me flokë të gjata e të errëta. Ajo ka veshur një fustan të lehtë e të bardhë, nga ku, duken qartazi linjat e saj të holla. Ecën ngadalë, e zbathur dhe këmbët i njomen nga valët e detit që shkumëzohen përmes gishtave të saj. Lëviz aq ngadalë dhe mendueshëm me shikimin të ulur poshtë, pa e pasur mendjen aspak se, pak distancë larg saj, unë po e vrojtoj me vëmendjen më të madhe. Habitem kur shoh se, në njërën dorë, ajo mban një kuti të madhe. Arrij ta dalloj atë përmasë dhe menjëherë më shkon në mendje të kuptoj se çfarë është aty brenda. Por, ajo, në një çast, ndalon. Përkul pak trupin dhe kutinë e vendos mbi rërë të thatë. Më pas, me kujdes të madh e hap atë, dhe nga brendësia nxjerr një violinë të kuqërremtë. Pasi e merr në dorë atë me delikatesën më të madhe, si të ishte prej kristali dhe shumë i vyer, ajo mbyll sërish kutinë dhe e largon atë nga vetja.

Nuk arrij ta besoj! Ajo është një violiniste! Pas një frymëmarrje të thellë, ajo e vendos atë vegël nën mjekrën e saj dhe nis të luajë tingujt e parë. Oh, Perëndi! Tashmë ndihem i trullosur! E panjohura, me atë siluetën e saj të bardhë, nën ndriçimin e perëndimit të diellit, më krijon një figurë të ngjashëm me një Perëndeshë, të cilën, duket sikur po më bekon me atë skenën e mahnitshme. Përpiqem të strukem në vetvete, nga kujdesi se mos ajo më sheh dhe më pas, do të detyrohet të ndalë nga rënia e asaj vegle po aq delikate sa vetë ajo. Violina i përçon tingujt e bukur deri në shpirtin tim, duke depërtuar thellë, ndërsa vajza bën ecejake nëpër valë duke u përkulur, aq sa, gati-gati vallëzon e vetme, por duke shoqëruar muzikën që ajo po luan. Ndërsa unë, hipnotizohem menjëherë. Marr fletët e bardha menjëherë dhe hedh skica pa fund me figurën e asaj Perëndeshe të muzikës. Por, nuk mund t’i rezistoj! Ngrihem me ngadalë dhe i shkoj pas me hapa të vegjël e në fshehtësi, duke i qëndruar pas shpine, me qëllim që të mos më shohë. Ajo është në ekstazë të papërshkrueshme të të ndierit të muzikës që vetë po luan. Por dhe unë tashmë jam i tëri i përfshirë në atë gjendje të saj. Mbaj frymën duke vëzhguar tërë lëvizjet, që vështron detin dhe gishtat i lëviz harmonishëm midis trupit të violinës. Muzika më huton dhe qëndroj i palëvizur derisa ajo ndal dhe kthehet nga unë.

- Oh, të më ndjeni! Po ju dëgjoja me vëmendje të madhe! – i them i ndier në siklet.

- Më trembët! – më përgjigjet lehtë!

- Nuk doja! Por ju, po luanit aq bukur në violinë, saqë unë nuk munda t’i rezistoj! Jam i tëri i trullosur, aq sa nuk di ç’të them. Ndihem tërësisht i bllokuar.

- Ju lutem, mos u largoni! Jam një piktor dhe isha i ulur atje tej, kur ju erdhët këtu dhe ju kam ndjekur tërë lëvizjet që bëtë gjatë gjithë kohës. Doni t’ju tregoj skicat që realizova ndërkohë që ju erdhët këtu.

- Vërtet? Më keni skicuar? Në kaq pak kohë?

- Muzika dhe vallëzimi juaj, më depërtuan në shpirt dhe menjëherë ula kokën për të vizatuar këtë mrekulli.

- Nuk më besohet! – pëshpëriti ajo.

- Nuk ka rëndësi! Ju lutem, vazhdoni të luani akoma për mua!

- Kjo është e pamundur!

- Përse e mendoni kështu?

- Sepse, më zutë në pabesi dhe jam akoma e hutuar! Po largohem më mirë!

- Ju përgjërohem, mos u largoni nga unë! Lermëni të jem një spektator i juaj, ashtu sic ishte deti, pak më parë!

- Keni të drejtë, e dua detin prandaj vij shpesh këtu që të luaj me violinë.

- Atëherë, unë po largohem në vendin tim dhe po ju lë të qetë të vazhdoni koncertin tuaj.

Teksa largohem duke i kthyer shpinën dhe ulem në vendin tim, ajo hap sërish kutinë e violinës. E vendos brenda atë vegël të vyer dhe largohet, por këtë herë duke nxituar dhe këmbët e saj, në kontakt me ujin e valëve krijojnë një ujëvarë të vogël nëpër gishta. Ndërsa era, kapriçioze, i valëvit fustanin e hollë prej mëndafshi.

E tërë figura e asaj vajze më risjell në mendje mishërimin e Venerës së gjallë, së cilës, sapo i zbulova një tjetër pasion të madh: Muzikën. I rikthyer sërish në vetmi, nis të shpalos letrat e mia, por këtë radhë, i vendosur për realizimin e veprave të mia mbi figurën e Perëndisë së re në tokë: “Femrën”!

Nga Jonida Roli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
jonida roli
Anetare
Anetare



Female Numri i postimeve : 1
Pike Pike : 26656
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 24/09/2009

Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" Empty
MesazhTitulli: Pershendetje!!   Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" EmptyThu Sep 24, 2009 2:57 pm

Ju falenderoj shume per publikimin e tregimit tim ne kete faqen tuaj interesante. Sapo e pashe e u regjistrova tashme.
Ju uroj pune te mbare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kuriozja
Admin
Admin
kuriozja


Female Chinese zodiac : Tiger
Numri i postimeve : 264
Pike Pike : 28628
Respekt Respekt : 13
Join date Join date : 11/06/2009
Age Age : 37
Humor Humor : that's just enough

Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" Empty
MesazhTitulli: Re: Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA"   Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" EmptySun Sep 27, 2009 7:38 pm

mire se erdhe autorja e violinistes.....kalofsh kendshme ketu..megjithse veshtire se spara vizitohet shpesh kete kohe.shpresojm per permirsime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" Empty
MesazhTitulli: Re: Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA"   Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tregim shumngjyresh "VIOLINISTJA"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Kultura :: Letërsia shqiptare-
Kërce tek: