forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ja si jemi katandisur..................................

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kuriozja
Admin
Admin
kuriozja


Female Chinese zodiac : Tiger
Numri i postimeve : 264
Pike Pike : 28628
Respekt Respekt : 13
Join date Join date : 11/06/2009
Age Age : 37
Humor Humor : that's just enough

ja si jemi katandisur.................................. Empty
MesazhTitulli: ja si jemi katandisur..................................   ja si jemi katandisur.................................. EmptySun Jun 28, 2009 6:47 pm

Shqipëri e errësirës



Shqipëria jonë

Errësirë pus,

Kafshatën e bukës

Në gojë dot s?e fus!



S?e fus dot në gojë

E vendos në mjekër,

Me zor orientohem

Për kafshatën tjetër!



Mirë unë, jam i rritur

Po si të bëjë fëmija,

Fillon që të qajë

E zë lemeria!



Dhe fillon e ëma

Që t?i këndojë këngë,

Gjumi e zë foshnjën

Ngeli i pangrënë!



S?kaluan tre orë,

U zgjua fëmija,

Nisi prapë të qajë,

E ka marrë uria!



Ç?të bëjë nënë e shkretë

Në errësirën e natës,

Që të gjejë tenxheren

Duhen sytë e patës!



Duhen sytë e patës,

Duhen sytë e mackës,

Shyqyr doli hëna,

Kandili i natës!



Nusja u orientua,

Qiriun e gjeti,

Fëmijën e ushqeu,

Doli nga sikleti...



Fëmija pushoi

Mos qaftë më kurrë,

Ishallah do Zoti

Na dërgoftë ujë!



Na dërgoftë ujë

Të mbushet Komani,

Po pritëm nga shteti

Do na dalë xhani!



I vogli u ushqye

Dhe u vu në gjumë,

Keq me më të madin

S?dimë si do t?ja bëjmë !



Ai është në shkollë,

Mbeti pa mësuar,

S?janë dy a tri ditë

Por muaj vazhduar...!



Dhe t?i thuash loz,

Nuk ke ngelur vend...

Dikur kishte sheshe,

Sot nuk ka askund!



Na u hap një gropë

Quhet Katllavan,

Mirë që e rrethuan,

Do bënte hatanë...!



Mbi këtë Katllavan,

Do ngrihet pallati

Diell edhe Hënë s?do shohim

Do i zaptoi lugati!



Hall me mua plakun,

Se kam një siklet,

5-6 herë në natë

Shkoj në tualet!



Mos pyet, e pagova

Isha nëpër gjumë,

Një herë vrava kokën,

Pastaj vrava gjunë...



Me zë mallkova,

I zgjova të gjithë,

Mos pafshi më dritë

Po ju dalshin sytë!



O qeveri e shërbesës

Fjalë shumë e goditur,

Me errësirën e natës

Na ke futur frikën!



Besën na kërkove

Ne besën ta dhamë,

Të majtë e të djathtë

Që të dy Shejtanë!



...


Nga
Myrteza Gjika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ja si jemi katandisur..................................
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Kultura :: Letërsia shqiptare-
Kërce tek: