forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 YLLKA SHEQIRI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

YLLKA SHEQIRI Empty
MesazhTitulli: YLLKA SHEQIRI   YLLKA SHEQIRI EmptyTue Oct 20, 2009 4:15 pm

Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe
shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. Si fëmijë ka
ilustruar disa libra fëmijë, por valljadhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji
me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për
teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël
”Gliter” në Karlskrona.Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për
gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.Gjatë studimeve ka qenë asistente e
regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në
Lund.Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo
gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). Në vitin 2007 me poezinë
”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes
mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më
2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.Yllka
Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e
letërsisë, por edhe të dramës e të filmit. Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar
me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit
të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj
“Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivaline filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn në shtator filmi “Në pus pa fund i Yllkes mori cmimin e publikut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

YLLKA SHEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: YLLKA SHEQIRI   YLLKA SHEQIRI EmptyTue Oct 20, 2009 4:17 pm

llka Sheqiri
Vetmi
Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!
©️Yllka Sheqiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

YLLKA SHEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: YLLKA SHEQIRI   YLLKA SHEQIRI EmptyTue Oct 20, 2009 4:18 pm

Pa titull
* * *
Princesha
deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
©️Yllka Sheqiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





YLLKA SHEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: YLLKA SHEQIRI   YLLKA SHEQIRI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
YLLKA SHEQIRI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RIZAH SHEQIRI
» EDHE NJË ÇMIM PËR YLLKA SHEQIRIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Kultura :: Letërsia shqiptare-
Kërce tek: