forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha prezanton para investitorëve të huaj potencialet natyrore të Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kuriozja
Admin
Admin
kuriozja


Female Chinese zodiac : Tiger
Numri i postimeve : 264
Pike Pike : 28728
Respekt Respekt : 13
Join date Join date : 11/06/2009
Age Age : 37
Humor Humor : that's just enough

Berisha prezanton para investitorëve të huaj potencialet natyrore të Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Berisha prezanton para investitorëve të huaj potencialet natyrore të Shqipërisë   Berisha prezanton para investitorëve të huaj potencialet natyrore të Shqipërisë EmptyWed May 12, 2010 8:39 am

Kryeministri Berisha përshëndeti sot konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), e cila iu kushtua potencialeve natyrore që ka Shqipëria. Kryeministri vizitoi gjithashtu panairin që shoqëronte këtë konferencë, në stendat e të cilit ekspozoheshin potencialet e vendit në pasuri natyrore.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të gjerë potencialeve që ofron Shqipëria, duke u përqendruar veçanërisht në sektorin energjetik dhe atë të nxjerrjes e shfrytëzimit të mineraleve.
“Shqipëria, - tha Kryeministri - nuk është një vend i madh në gjeografinë e Europës, por është një vend me potenciale të mëdha europiane, për biznesin europian dhe atë botëror”.
Kryeministri theksoi synimet e Shqipërisë për t’u shndërruar në një superfuqi energjetike në rajon, duke u ndalur në përpjekjet e qeverisë për diversifikimin e prodhimit të energjisë, projektet e mëdha në fushën hidrike, të energjisë eolike, nga nga biomasa, fosilet, si nafta dhe gazi etj.. “Nafta shqiptare e zonave të njohura arrin deri në 6 miliard fuçi. Vetëm Patos-Marinza ka mbi 2 miliard fuçi. Vitin që vjen, pritet që prodhimi i vendit të plotësojë plotësisht nevojat e tij dhe në vazhdim”, u shpreh Kryeministri.
Një fushë tjetër me potenciale të mëdha për investitorët është ajo minerare, ku Shqipëria është e pasur me krom, bakër, nikel, bazalte, qymyr. Malet e Shqipërisë, tha Kryeministri, fshehin thesare të pafundme mineralesh, tregu i të cilëve po vjen e po rritet gjithnjë e më shumë, sikundër edhe interesi i kompanive të mëdha është gjithnjë e në rritje.

Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Berisha prezanton para investitorëve të huaj potencialet natyrore të Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa kohe keni jasht Shqiperise??
» Kurresesi cigare para mengjesit ..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit të ditës-
Kërce tek: