forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia


Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 31237
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë Empty
MesazhTitulli: Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë   Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë EmptyTue Jun 15, 2010 3:01 pm

Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë Stater_lifetime
Me rastin e fillimit të sezonit të gërmimeve arkeologjike që zhvillohen në kuadër të projektit :”Risinium-prijestonica kraljice Teute”(Risiniumi-selia e mbretëreshës Teutë) të cilin tash e 11 vjet e realizojnë bashkërisht arkeologët malazias dhe ata polak, në Risan të Bokës së Kotorit në Mal të Zi , në lokalitetin Carine u zbulua thesari i monedhave ilire i në një enë prej balte të pjekur.

Në enë janë gjetur mbi 4600(katër mijë e gjashtëqind) monedha me legjenda(mbishkrime) që tregojnë që i kishte prerë mbreti ilir Balaj ose Balej(gr.Balaios).Monedhat i përkasin periudhës ilire dhe datohen në shekujt III-II para erës sonë kur Risiniumi antik ishte seli mbretërore në kulm të zhvillimit ekonomik.
Sipas arkeologut polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës ky është thesari me i pasur (me numër më të madh të monedhave të zbuluara në një vend) i gjetur deri tash në Europë. Duket se monedhat janë fshehur në rast të ndonjë rreziku në të mirën, për kët flet edhe fakti që ena me monedha është zbuluar në lokalitet me 4 shtresa, njëra nga të cilat ka gjurmë të djegies (ndoshta si pasojë e veprimeve luftarake).
Zbulimi i këtij thesari dëshmon pos të tjerash që Risiniumi ishte jo vetëm seli mbretërore e Teutës, por më vonë edhe seli e mbretërve të tjerë ne mesin e të cilëve ishte edhe mbreti Balaj i cili sundonte nga ishulli Faros (Hvari i sotëm në Dalmaci) por duket se për një kohë kishte selinë edhe në Risinium ku edhe sipas të gjitha gjasave kishte dhe punëtorinë monedha-prerëse në të cilën preheshin monedhat të cilat bartnin emrin të shoqëruar me titullin mbretëror të mbretit Balaios.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
 
Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KULTURA ILIRE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Kultura :: Arti shqiptar-
Kërce tek: