forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Psikotest interesant !

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia


Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 31242
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Psikotest interesant ! Empty
MesazhTitulli: Psikotest interesant !   Psikotest interesant ! EmptySat Jun 25, 2011 11:26 pm

Psikotest - Çfarë personi jeni?

1. Kur ndiheni më së miri?

a) në mëngjes

b) pasdite dhe para mbrëmjes

c) natën vonë



2. Kur ecni, ecni...

a) shumë shpejt, me hapa të gjatë

b) relativisht shpejt, me hapa të vegjël

c) jo edhe aq shpejt, me kokën drejt, duke shikuar përpara

d) jo edhe aq shpejt, kokulur

e) shumë ngadalë



3. Kur flisni me njerëz

a) qëndroni duarkryq

b) shtrëngoni duart

c) njërën ose të dy duart i mbani mbi ijë

d) prekni ose shtyni personin me të cilin flisni

e) luani me veshin tuaj, prekni mjekrën ose lëmoni flokët



4. Kur pushoni, uleni...

a) gjunjë të mbledhur, vendosni këmbët njëra mbi tjetrën

b) këmbëkryq

c) këmbët i mbani të shtrira barabartë

d) njërën këmbë të shtrirë, tjetra nën të

5. Kur diçka me të vërtetë ju zbavit, reagoni

a) duke qeshur me zë të lartë

c) buzëqeshje të qetë

d) me një të qeshur të turpshme



6. Kur shkoni

për pije apo në ndonjë tubim shoqëror...

a) jeni të zëshëm gjatë ardhjes, kështu që secili ju vëren

b) vini të pavërejtur dhe shikoni përreth duke kërkuar njerëzit që i njeh

c) jeni të pavërejtur dhe kujdeseni që ashtu të mbetet



7. Jeni të përqendruar në diçka, jeni me punë, dikush ju ndërpret, a jeni

a) të lumtur shkaku i ndërprerjes

b) jeni të nervozuar pa masë

c) jeni në mes

8. Cila prej ngjyrave

ju pëlqen?

a) e kuqe apo e portokalltë

b) e zezë

c) e verdhë ose e kaltër e ndezur

d) e gjelbra

e) e kaltër e mbylltë apo rozë

f) e bardhë

g) ngjyrë hiri



9. Gjersa jeni në shtrat, disa çaste para se të flini

a) rrini të shtrirë në shpinë

b) i shtrirë në bark

c) qëndroni në njërin krah

d) kokën e keni vendosur në njërën dorë

e) kokën e keni të vendosur nën çarçaf



10. Shpesh ëndërroni se...

a) rrëzoheni

b) rriheni ose luftoni

c) kërkoni dikë apo diçka

d) që fluturoni e më pas rrëzoheni

e) kryesisht nuk ëndërroni

f) ëndrrat gjithmonë janë të këndshme për ju



Pikët:

1. (a) 2 (b) 4 (c) 6

2. (a) 6 (b) 4 (c) 7 (d) 2 (e) 1

3. (a) 4 (b) 2 (c) 5 (d) 7 (e) 6

4. (a) 4 (b) 6 (c) 2 (d) 1

5. (a) 6 (b) 4 (c) 3 (d) 5 (e) 2

6. (a) 6 (b) 4 (c) 2

7. (a) 6 (b) 2 (c) 4

8. (a) 6 (b) 7 (c) ! 5 (d) 4 (e) 3 (f) 2 (g) 1

9. (a) 7 (b) 6 (c) 4 (d) 2 (e) 1

10. (a) 4 (b) 2 (c) 3 (d) 5 (e) 6 (f) 1



E tash i numëroni pikët

Më tepër se 60 pikë: Të tjerët ju shohin si person me të cilin duhet pasur kujdes, ngase jeni person dominues. Disa ua kanë lakmi dhe kanë dëshirë të jenë si ju, por nuk kanë shumë besim në ju dhe nuk dëshirojnë të futen në marrëdhënie më të thella.

51 deri 60 pikë: Të tjerët ju shohin si person interesant, me temperament eksplodues, si një lider natyral që shumë shpejt sjell vendime, edhe pse jo gjithmonë të drejta. Ju konsiderojnë si njeri të guximshëm, të prirë për aventurë. Të tjerët kënaqen në shoqërinë tuaj, për shkak të ngazëllimit që shkaktoni.

41 deri 50 pikë: Të tjerët ju shohin si person direkt, të gjallë, sharmant, argëtues dhe praktik, që gjithmonë është në qendër të vëmendjes, por që kjo nuk e bën t’i rritet mendja. Po ashtu, të tjerët ju konsiderojnë të sjellshëm, plot mirëkuptim dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

31 deri 40 pikë: Të tjerët ju shohin si person të arsyeshëm, të vëmendshëm dhe praktik, të mençur, të talentuar, por modest. Nuk jeni njeri që krijon miqësi shpejt, por jeni shumë besnikë ndaj miqve që keni. Ata që ju njohin e dinë se ju duhet shumëçka që ta humbni besimin te miqtë, por kur ta humbni besimin, po ashtu duhet tepër shumë, që të jeni në gjendje të falni.

21 deri 30 pika: Miqtë ju konsiderojnë person të ndërgjegjshëm dhe pedant. Ju shohin si person të vëmendshëm, si dikë që punon qetë dhe me kujdes. Ata do të befasoheshin sikur ju të reagonit me impulsivitet, meqë nga ju presin që çdo gjë ta analizoni mirë e mirë.

Më pak se 21 pikë: Të tjerët ju konsiderojnë të turpshëm, nervoz, person të pavendosur, i cili gjithmonë kërkon që të tjerët të vendosin dhe i cili nuk dëshiron që të përzihet në asgjë. Për të tjerët ju jeni një person vazhdimisht i shqetësuar, i cili sheh probleme që nuk ekzistojnë fare. Disa të tjerë ju konsiderojnë të mërzitshëm. Vetëm ata që ju njohin mirë, e dinë se ju nuk jeni i tillë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
adi.4ever
Moderators
Moderators
adi.4ever


Male Chinese zodiac : Dog
Numri i postimeve : 320
Pike Pike : 28127
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 17/06/2009
Age Age : 30
Location Location : Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies : student

Psikotest interesant ! Empty
MesazhTitulli: Re: Psikotest interesant !   Psikotest interesant ! EmptySun Jun 26, 2011 11:20 pm

Fiks fare me ka dal Smile

31 deri 40 pikë: Të tjerët ju shohin si person të arsyeshëm, të vëmendshëm dhe praktik, të mençur, të talentuar, por modest. Nuk jeni njeri që krijon miqësi shpejt, por jeni shumë besnikë ndaj miqve që keni. Ata që ju njohin e dinë se ju duhet shumëçka që ta humbni besimin te miqtë, por kur ta humbni besimin, po ashtu duhet tepër shumë, që të jeni në gjendje të falni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Psikotest interesant !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Rubrikat :: Pyetni psikologun-
Kërce tek: