forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:26 pm

SHËNIME PËR AUTORIN



Liman Zogaj lindi më 1960 në fshatin Lladroc të Kosovës. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme - Drejtimi biologji-kimi, e mbaroi në Ferizaj. Ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe në Fakultetin filologjik në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.

Me krijimtari letrare filloi të merret që nga shkolla e mesme, duke i botuar krijimet e tij në “Rilindja”,”Bota e Re”, “Zëri i Rinisë”, si dhe në faqet e gazetave dhe revistave të tjera. Poashtu ka botuar shkrime poetike edhe në revistat e gazetat e kohës në Shkup, Shqipëri, etj.

Liman Zogaj shkruan: poezi, pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji. Tekstet teatrale dhe regjit e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe janë shpërblyer në festivale serioze teatrale në Kosovë.

Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe ka udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë në: Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar. Tani është viti i katërt që Liman Zogaj aktron në Teatrin Gjerman në Essen.

Krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjinë poetike ”Metafora e arratisur” e botuar në Tiranë më 2003, si dhe në antologjinë “Asht e gjak Arbërie”, botuar në Gjermani në vitin 2007.

Liman Zogaj deri tash ka botuar librin me poezi “Kosovë nuk ta mora diellin”, Tiranë më 2007.

Përmbledhja poetike “Shtigjet e dritës” është libri i dytë i këtij autori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:29 pm

ANAMNEZË BURGU


Emri i babait të pushkatuar

Histori luftë beteja gjak

Baba e breza

Kërkonin liri.

Jeta e shkrehur nëpër ferr

Burgu përroskë gjaku

Gjaku oqean nga lumi i kuq

As gurrat e përgjakura nuk shterën.

I burgosuri uron

Të mos i ndryshkën prangat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:30 pm

BURGU


Aty nuk dihet

As fillimi

As fundi

Aty nëpër vetmi

Herë e kërkon

Biografinë e ferrit

Herë livadhet e shkreta

I mbjell me luledielli.

Në burg

As këngë zogjsh

Vetëm krrokatë shpendkeqsh

Vetëm korbat këndojnë

Aty ag e terr

Vdekja rri

Sy me sy

Me ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:31 pm

PRAPA GRILAVE


Kur më burgosën

As nuk gjëmova

As nuk vajtova

Shikimi përbirohej

Pas grilave të ndryshkur

Kur m’i vunë prangat

Akulli nën këmbë

Si pasqyrë e thyer

Ma ruante portretin

E plagosur keq

Hermetikisht i mbyllur

Mbeta në errësirë

E sytë e mi të shkrumbuar

Kërkonin një copë diell

Kurrë s’u përkula

Prapa grilave

Qëndrova drejt

Qëndrova vertikalisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:31 pm

ROBËRIA


Kur je rob

Kurrë mos kërko

As bukë as ujë

Sepse të mungon Liria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:33 pm

SIZIFI GURI DHE SHKRETETIRA


Sizif

Merre një guri në qafë

Nga ato piramide të thyera

Dhe vëre në maje të shkretëtirës

Edhe Detin e Zi

Kaloje në stilin “dallëndyshe”

Sizif

Me guri në qafë

As hero i shkretëtirës

As dallëndyshe e balsamosur mbi valë

Zog i ngrirë në stinë.

Ky është fillimi

I fundit tënd tragjik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:33 pm

DUROVA


Dhe durova

Jo pse u besoja lugetërve

Dhe durova

Ushunjëza të uritura më trembnin

Dhe durova

Edhe pse isha i lidhur me zinxhir

Dhe durova

Jetën në pranga që herrte buzëqeshje

Dhe durova

Deri në agun me rreze të pavarësisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:34 pm

HIJA E ZEZË


Krejt njësoj

Jeta dhe vdekja

Në planetët e egra.

Kur të vdes

M’i këpusni zinxhirët

I vdekur bile

Të jetoj pa pranga

E kam nënshkruar vdekjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:35 pm

TORZO

„Lisin më se miri e çan pyka e vet“

Populli


Athua populli im

Je lis i prerë

Pesë gjymtyrët

T’i paskan bërë pyka

Ta paskan shëmtuar bukurinë

Krejt trupin torzo ta paskan bërë

Edhe në grykat e maleve

T’i paskan bërë digat prej betoni

Të mos e vërshosh botën

Sa bukur do të të rrinë gjymtyrët

Kur ta ndërrosh trupin tënd

Dhe të bëhesh më i madhi Atdhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:35 pm

VARRI I RI


Mos e hapni atë varr

A e shihni

Sa bukur ka bleruar fusha.

Mos ia varrosni buzëqeshjet

Se lotët nga dhimbja

I shpërthejnë digat e Detit të Zi

Mos e varrosni atë meteor

Nëna

E kërkon me një kandil

Nëpër errësirë

Dhe mallkon vetminë

Nusja e përlotur

E djeg vellon e bardhë

Stalaktitet dhe stalagmitet

Lot pikojnë

Mos e varrosni atë yll

Se fëmijëve u kallën lojërat

Nëpër natë

Mos e mbuloni me dhe atë djalë

Se me pat ftuar për tridhjetë pranverat

Që i paska zënë pikëllimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:36 pm

I DEHUR


Një natë dimri

Kam pirë

Raki rrushi

Derisa janë dehur

Edhe zanoret e vargut.

Pa ekuilibrin e eshtrave

Kam fjetur skaj një lisi

Dhe kur jam zgjuar

Më thanë

Ke munguar pa leje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:37 pm

VALLËZIMI ME SHTRIGA


Le të pëlcasin

Daullet e harrimit

Loja me shtriga

Është dasma

Buzë varrit të shembur.

Më mirë vallëzo

Me hijen e trupit tënd

Edhe kur përkulesh

Edhe kur trembesh

Rri vertikalisht i pa shtangur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:38 pm

SKULPTURË E GJALLË


Një kurm pa dhënë shpirt

Në mes të shkretëtirës

Lidhur për trungun

E vidhit të thatë

A janë gjymtyrë

A skulpturë e sakatuar

Nga shpata e xhelatit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:39 pm

PAK DRITË


Të marrtë djalli

Të marrtë

U verbove nëpër terr

Edhe mua m’i fike

Kandilat e dritës

Sa keq

Tash edhe ylberin e gjuan

Me gurë rrufesh mali

Mirë e di

Edhe unë vdes

Në terr

Andaj dua

Pak dritë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:40 pm

LOTI


Në syrin tënd të zi

Jam dritë

Jam loti i djegur.

Në buzëqeshjen tënde

Jam nektar

Buqetë dashurie.

Në plagën tënde

Jam dhimbje

Jam shpirti i plagosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:40 pm

DHIMBJA


Më thanë

Ka vdekur Mimoza

Unë nuk qava.

Më thanë

Sot bëhet varrimi

I mora dy luledielli

Mbi varr ia vendosa

Ato nuk e duruan dhimbjen

Pranë nurit të saj u veniten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:41 pm

LOTËT

(Motrës, Rukijes)


Dy zogj

M’i qëndise në bluzën e bardhë

Që ta kam jetën me këngë

Këngën ma dogji loti për ty

Jemi ndarë pa lamtumirë

Motër

S’e prita se këputen

Buzëqeshjet tona

Kur të fashit dhimbja

Loti

Moj motër

M’u bë krua i shterur

Për ylberin e ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:41 pm

TESTAMENT


Ndizen flakë yje e vetëtima

Është koha e zjarreve

Nata s’ka besë, ditën gjarpinj nëpër këmbë

Është ky shpirt kamikazësh për liri

Sot o kurrë ta ruajmë gjeografinë e tokës.

Sa herë shoh kullën e gurit në flakë e di që

I yni është dielli dhe toka e varret

Malet digjen historia prush bëhet

Emri shqiptar e Shqipëri të jetojnë.

Amanet

Malet janë djepa e varre për shqipet

Armët na i ruajnë sytë nga thikat,

Nënë moj, sa pak ke jetuar në dritë

E toka Arbërore – gjak i shprishur shekujve

Trimat dëshmorë vdesin duke kënduar për të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:42 pm

NUK E NËNSHKRUAJ

(Poetit Din Mehmeti)


A mos po lëkundet

Barka nëpër valë deti

Apo vorbulla e gjakut

Të çoj peshë pas dritës

Ka kohë që s`të pashë poet

As në Grykë të Rugovës

As te Drini i Bardhë

Shkrimtarët mërgimtarë të presin

Ta lexosh deri në agim

Librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj”

Nuk e humb betejën:

Më jep pushkën pa rrip

Për rekuizitë në muzeun e vjetër

Pallton e grisur furtunave

Pendën e rilindur vargjeve

Mozaikun e rrudhave ballit

Si hartë e atdheut të plagosur.

Më pendë u bëre

Arkeolog i hirit

I dheut, i gurit, i varreve

I lavdisë, i diellit....

Te vargu yt

E takova dashurinë për vashën

Plagët dhe dhimbjen

Prushin dhe zjarrin në kulla

Malet dhe krismat e Lirisë.

“Jam pakëz i përbuzur nga dielli “...D.M.

Pakëz i kërrusur-por shkëmb

Pakëz i përgjakur në shtegun e dritës

Pakëz i thyer -por vertikalisht drejt

Pakëz i hidhëruar në heshtjen e pendës

Nesër kthehu me dallëndyshet

E stinës së bukur- pranverës se re.

Dhe të lutem shumë të lutem

Asgjë mos nënshkruaj

O Din Mehmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:43 pm

POEZIA E SHKRUMBUAR


Mos ia prek asnjë shkronjë

Nga loti le të fiket flaka

Që e shkrumbon vargun

Vasha nuk e di ku mbeti

Vargjet e dashurisë

Si sytë i pata ruajtur

Dhe u dashurova

Kam gërmuar me thonj

Që t’i gjej hieroglifët

E shkrumbuar të vargut

Dua t’i gjej

Biografitë e engjëjve

Dhe urrejtjet e djajve

Në kthimin e dallëndysheve

U dashurua poezia e dashurisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:44 pm

I KËRKOVA


I kërkova

Në Untergrupenbach

Jusufi Kadriu e Bardhoshi

Në pikë dite

Bënin një sy gjumë

Nën diellin e agimeve te reja

Pranë luleve të këputura në erë

Vrapova nëpër Bruksel

Në udhëkryqin e përgjakur.

Kurrë s’e takova Enver Hadrin

Në Munih

Eca e eca

Xheva e Fehmi Lladrovci

Atje nën diell pushonin

Deri në betejën e re.

Në Gjenevë

Agimi i agimeve të reja

La brushat mbi pikturë

Mori çekanin

Për t’i thyer gurin kufirit

Siç kishin bërë moteve

Trimat e dheut

Burrat e vatanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:44 pm

USHTARËVE TË LIRISË


Sa shumë dua të them

Pak më duken shkronjat

E alfabetit djegur nëpër arka.

Kam mbledhë

Pentagramin e gjatë

Deri rrëzë diellit

Më duket se jam memec

Sa shumë dua t’ju përqafoj

Në lapidar kur i puth gurët

Ushtarë të lirisë

Nuk është kjo kënga ime e parë

As fundi i flakadanëve që digjen

Tani e kemi lirinë

Dhe nuk na censurohet më

Himni BESA- BESË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:45 pm

ZOGJTË E LIRISË


Mëmë Shqipëri

Kosovë ta ruajmë

Dheun shkëmbin diellin

Ta bëjmë betimin

Sepse jemi shqiptarë

Nëpër flakë e nëpër zjarre

Gjithmonë të gjallë

Kurrë të vrarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:46 pm

SHQIPJA E DRITËS


Kur për shkak të moshës nuk mund të vraposh, ec shpejt, vetëm ec kurrë mos u ndal.

NËNË TEREZA


Nëpër tokën varr

Kufoma të gjalla

Në këtë atelie pa kulm

Jeta dhe vdekja peng.

Vrapove e kërrusur

Për t’ia kthyer botës

Buzëqeshjet vertikalisht.

Të gjitha plagët i arnove

Me vellot e bardha të nuseve

Dhimbjen e pagëzove shpresë

Vetëm ata që i vriste uria

E njohin Migjenin

Apoteozën e misrit

E dinë përmendesh

Sikur Zotit

I përkulën kafshatës.


Vetëm ata që i përtypin plagët

E njohin këtë meteor të pafikur

Që ecën vrapon e kurrë nuk ndalet

Derisa t’i dalë dhimbjes në fund

Kush më mirë se fëmijët jetimë

E ndjejnë dorën e ngrohtë

Dhe pëshpëritin: NËNA TEREZË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban cakolli
Anetare
Anetare
Shaban cakolli


Male Numri i postimeve : 101
Pike Pike : 26681
Respekt Respekt : 0
Join date Join date : 15/10/2009

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ EmptySun Nov 01, 2009 5:48 pm

SHTIGJET E DRITËS

(Tim vëllai, Prof. Shemsedin Zogajt)


A është e jona

Kjo botë

Një grusht dhe

Një copë qiell

Apo do yje drite

T’i mbledh si lulet.

Unë jam vetëm unë

As më i gjatë se hija ime

As më i rëndë

Se një grusht dhe

As më i djegur

Se hiri i vendlindjes

Gjithmonë fyt për fyt

Me shtrigat e territ

Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes

I ke kaluar zbathur

Sot e njëmijë vjet e ke ditur,

Se errësira s´del fare nga mallkimi

As dielli nuk nxeh me lutje

Pa shtegtim pa djersë pa gjak

E di se të dhembin ujëvarat e lotëve

Nëpër pentagramin e rrudhave

Por akordoje me zhurmën e erërave

Lahutën time të varur në mur

Lirshëm le të luhet e këndohet

Në Premierën e lirisë

Ani pse e fituam mbi prush

Ani pse e fituam mbi shkrumb

E fituam me gjak

Liria është liri

O vëllai im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty
MesazhTitulli: Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ   "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Shiko filmin: "Road Trip: Beer Pong"
» NGA POETIKE "TOKË DARDANE" Shaban Cakolli
» Luaj: "Emperor's Reign: Swords and Sandals 2"
» Luaj: "Curve Ball: 3D Ping Pong"
» Luaj: "Bubble Tanks Tower Defense"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Kultura :: Letërsia shqiptare-
Kërce tek: