forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia

Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 24667
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!! Empty
MesazhTitulli: Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!!   Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!! EmptySun Jul 17, 2011 10:37 am

Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!! 5618563107_1638ae2287_z_large

Në letërsinë angleze, rrëfehet një ndodhi e cila u mësohet fëmijëve në shkollë. Gjatë luftës së dytë botërore, ushtarët britanikë ndiheshin të rraskapitur, me moral të rënë dhe u mungonte vullneti për të vazhduar luftën. Shumë prej tyre ndiheshin të pashpresë dhe ishin të gatshëm që edhe t
ë vdisnin, vetëm të mos luftonin më. Një nga gjeneralët e luftës, duke menduar mbi një stimulim, i erdhi në mendje një ide interesante. Ai mendoi që çdo ushtar ta lidhë me korrespondencë me një femër. Kështu, ai u kërkoi vajzave angleze që të lidhen me një nga ushtarët në frontin e luftës, t’i shkruajë dhe t’i japë kurajë. Si gjithë ushtarët e tjerë, edhe personazhi i kësaj ndodhie lidhet me një vajzë dhe kishte me të korrespondencë të rregullt. Edhe pse nuk ishin parë asnjëherë, lidhjet e tyre u forcuan, saqë tashmë filluan të lidhen edhe emocionalisht me njëri-tjetrin. Ndërsa lufta po mbyllej, personazhi ynë i shkruan të dashurës së tij se do të ktheje së shpejti në Londër dhe se dëshironte të martohej me të. Vajza i shkroi se akoma nuk ishin parë dhe nuk ishin pëlqyer fizikisht. Megjithatë, ushtari i shkruan gjithë mirënjohje dhe besnikëri se ajo e kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt, me inkurajimet dhe ngritjen e moralit. Duke parë vendosmërinë e tij, vajza i shkroi:”Kam frikë se kur të më shohësh nuk do më pëlqesh. Prandaj, unë do të pres tek stacioni i trenit dhe në xhepin tim të majtë do të mbaj një trëndafil të kuq. Nëse të pëlqen pamja ime, qëndro dhe më fol, në të kundërt largohu pa më folur, që mos më thyesh zemrën më shumë. “

Sa më shumë që treni afrohet me stacionin ku do të zbriste, zemra e ushtarit tonë e shtonte ritmin e rrahjes. Vallë si do të ishte ajo që i kishte dhënë zemër dhe inkurajuar? A do të ishte e bukur siç shpresonte, apo e shëmtuar?

Me të zbritur nga treni, ai u përball me një vajzë që mbante një trëndafil në xhepin e majtë të xhaketës. Ai mbeti i hutuar për një farë kohe, pasi vajza që shihte ishte një shëmtarake që nuk e kishte shoqen. Vajza që kishte përballë, nuk kishte asgjë të përbashkët me atë që ai kishte imagjinuar gjatë gjithë atyre viteve. Kjo e bëri që ta injorojë atë dhe menjëherë u nis për në shtëpi. Pasi kishte bërë disa hapa, u ndal dhe mendoi me vete:”Ku është besnikëria dhe mirënjohja për atë që i kishte qëndruar pranë, e kishte inkurajuar dhe i kishte dhënë zemër? Vërtet që qenka shumë e shëmtuar, por ajo më shpëtoi jetën.” Në fund, ai vendos që të jetë besnik dhe mirënjohës me atë që e kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Kështu, ai kthehet, qëndron para vajzës dhe i thotë:”Unë jam personi të cilin po kërkon.” Vajza i buzëqeshi dhe ia ktheu:”Por unë nuk jam ajo që kërkon ti. Vajza që kërkon ti është ajo vajza e bukur atje. Është ajo që ma dha trëndafilin ta mbaj në xhep, që të testojë nëse je besnik dhe mirënjohës apo jo.”

_________________
Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!! I9616_eukadv.jpg
Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!! 6pyj28g
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
 
Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Argëtim & zbavitje :: Histori domethënëse-
Kërce tek: