forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink
forumi-albrinia
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumPortaliPostimet e rejaLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Histori Domethense;Dua te behem televizor !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Alb-Rinia
Admin
Admin
Alb-Rinia


Male Numri i postimeve : 483
Pike Pike : 32197
Respekt Respekt : 14
Join date Join date : 10/06/2009
Location Location : Spain
Job/hobbies Job/hobbies : Security
Humor Humor : Te Shumte

Histori Domethense;Dua te behem televizor ! Empty
MesazhTitulli: Histori Domethense;Dua te behem televizor !   Histori Domethense;Dua te behem televizor ! EmptySun Jul 17, 2011 10:22 am

Histori Domethense;Dua te behem televizor ! DSC_0557_thumb

Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi, në të cilën të kërkonin që zotit t’ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?”

Ajo u përgjigj:”Tema e hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

Ai e pyeti:”E çfarë ka shkruar?”

Ajo i tha:”Merre dhe lexoje vete!”

E mori dhe filloi ta lexojë:

O Zoti im, në këtë mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë,

po të kërkoj që të më bësh televizor!

Unë dua që të zë vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi!

Në mënyrë që e gjithë familja të mblidhen rreth meje!

E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre,

të më dëgjojnë pa më ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje,

dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij, edhe kur ai nuk është i ndezur,

Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë time.

Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën më mua!

Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë.

O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor.

E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit tha:

O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska prindërit!!

Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.
Kjo është një ftesë për ty o i dashur Baba… dhe për ty o e dashur Nënë…

që të kaloni një pjesë të kohës me fëmijët tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-albrinia.albanianforum.net
 
Histori Domethense;Dua te behem televizor !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Histori Domethense;Kur zemrat flasin
» Histori Domethense -- 8 genjeshtrat e nenes --
» Histori Domethense;Pasuria e vertet
» Histori e bukur ! Besnikeria e nje ushtari !!!
» Histori shume e bukur !SI TI ZGJIDHIM PROBLEMET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Argëtim & zbavitje :: Histori domethënëse-
Kërce tek: